SHPËRNDAJE

Real Madrid vazhdon të mbetet në kontakt me sulmuesin e Bayern Munichut, polakun Robert Lewandowski. Sulmuesi polak është një kërkesë e moçme e Mbretërve dhe kjo gjë nuk është më një sekret. Sipas gazetës AS, presidenti i Realit, Florentino Perez ende e ka polakun në ‘pole-position’ në listën e tij të blerjeve.

Megjithatë, blerja e tij parashihet të vjen në verën e vitit 2018, kur Mbretërit mund ta lirojnë njërin nga sulmuesit aktual. Gazeta spanjolle thekson se edhe Lewandowski po ofron njëfarë inkurajimi pas rritjes së frustrimit në Bayern.

Polaku ka folur haptazi duke vënë në dyshim ambicien e Bayernit dhe nëse ata janë në gjendje të konkurrojnë me rivalët evropianë si Reali dhe Barcelona. Në Madrid, Perez e ka admiruar Lewandowski dhe e ka shqyrtuar atë për verën e ardhshme së bashku me sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

I pari në listën e largimeve të Realit është Gareth Bale, teksa nuk hidhet poshtë mundësia edhe e largimit të Karim Benzemas.