SHPËRNDAJE

Ditët në vijim priten fyerje nga të dyja anët, edhe nga Reali dhe nga Barcelona.

Cristiano Ronaldo ka akuzuar Barcelonën se gjithmonë ka një lojtar tepër, ndërsa Ramos ka thënë se as nuk e ka prekuar Neymarin, dhe se Undiano Mallenco, nuk duhet të referoj më, jo El Classico, po përgjithmonë.

Tek Barcelona shofin ndryshe lojën.

“Cristiano nuk ka të drejtë, kemi fituar se kemi qenë më të mirë” pohon Xavi.

Mediet madrilene konsiderojnë që Real Madridi ka qenë i dëmtuar, edhe pse pranojnë se faulli ndaj Ronaldo ka qenë jashtv vijë. Referi është dashur ti jap karton të kuq Busquetsit pas shkeljes së Pepes.

Problematik ka qenë dueli ndërmjet Neymar dhe Ramos, ku mbrojtësi i Realit mori karton të kuq.

“AS” shkruan se braziliani ka qenë në offside, ndërsa Reali e ka merituar edhe një penallti, kur Fabregas ka luajtur me dorë.

Kjo dhe ka vendosur ndeshjen, ndërsa sa i përket penalltisë që Messi shenoi për 4:3, me gjithë zhurmë, si duket dilemë nuk ka, ka pasë kontakt. Alonso ka prekur Iniestan i cili mezi ka pritur që të bie, dhe si duket Mallenco ka vepruar mirë.

Mediet katalanase festojnë, siç shkruajnë “fitoren e shekullit” duke shkruar se Barcelona është më e mira kur është më së vështiri. Tata Martino nuk ka komentuar referin, duke thënë se tani gjithçka është e hapur dhe se ekipi i tij është rikthyer.

“Barcelona në Nirvana” shkruan L’Equipe, i cili lavdëron Benzeman, ndërsa shtypi argjentinas lavdëron Di Marian edhe pse pësoi humbje. Mediet huaja më pak merren me referimin, duke lavdëruar futbolli e bukur dhe duke vlersuar se së bashku me Bayern, janë ekipet më të mira në Europë.

Gjithçka do të marrë fund ditën e mërkurë kur Real Madrid do të luaj si mysafir kundër Sevillas, Barcelona pret Celta ndërsa Altetico Madridi pret Granadan.