SHPËRNDAJE

Pas Real Madrid sot do të mësohet edhe finalisti tjetër i Copa del Rey. Real Sociedad-Barcelona është sfida që do të japë verdiktin zyrtar, megjithëse pas fitores 2-0 një javë më parë në “Camp Nou” katalanasit janë me një këmbë në finalen “El Clasico” të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Spanjë.

Por baskët e Sociedad nuk pranojnë të dorëzohen dhe pritet të hedhin në fushën e lojës një ekip sulmues me skemën taktike 4-3-3, njësoj si edhe Barcelona që do të ketë në sulm treshen Messi-Pedro-Fabregas.

Real Sociedad-Barcelona starton në ora 22:00.