SHPËRNDAJE

Derisa Juventusi po vazhdon ta ketë në radarin e vet yllin e Real Madridit, Iscon dhe synon transferimin e tij, është gjiganti spanjoll që dëshiron shkëmbim lojtarësh me këtë rast.

Tuttosport raporton se Real Madridi është i gatshëm që të ofrojë Iscon për yllin e Juventusit, Paulo Dybalan.

Derisa vlera e Iscos raportohet të jetë aktualisht rreth 80 milionë euro, kurse Dybala vlerësohet me rreth 100 milionë euro.

Kurse lojtarët e tjerë që mund të hyjnë në konsiderim për t’u shkëmbyer me Iscon raportohet se janë mbrojtësi Alex Sandro dhe mesfushori Miralem Pjaniq.