SHPËRNDAJE

Pas dy humbjeve në dy xhirot e fundit në La Liga, Real Madrid rigjen rrugën e fitores, duke mposhtur në stadiumin “Santiago Bernabeu” me rezultat prej 5:0 Rayo Vallecanon, me c’rast ka mbetur në hap me Barcelonën dhe Atleticon.

Cristiano Ronaldo, në minutën e 15-të, kaloi Real Madridin në epërsi 1;0, m të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Kurse, në pjesën e dytë vendasit ishin shumë më efikas, pasi realizuan edhe katër gola të tjerë.

Daniel Carvajal, në minutën e 55-të, shënoi për epërsinë prej dy galove te vendasve, derisa Garath Bale, në minutën e 68-të, shtoi avantazhin në 3:0.

Por, vetëm dy minuta më vonë i njëjti futbollistë arriti ta ngritë epërsinë e Realit në 4:0. Kurse, për 5:0 u përkujdes Alvaro Morata, i cili shënoi në minutën e 78-të.

Edhe pas kësaj fitore RealMadrid vazhdon të mbetet në vednin e tretë në La Liga. Madrilenët tani kanë 73 pikë të tubuara, dy më pak sesa Barcelona që është e dyta dhe tre më shumë sesa lideri i La Ligas, Atletico.