SHPËRNDAJE

Në seancën e Kuvendit Komunal në Bujanoc u miratua vendimi lidhur me rebalancin buxhetor të shkaktuar nga rritja e të ardhurave në vlerë prej 96 milion dinarë.

Duke shpjeguar vendimin për të ribalancim, shefi i Departamentit komunal për Financa Boban Pavloviq, tha se shkaku për rritjen e të ardhurave prej 8 për qind nër 40 milionë dinarë janë nga fondet e transferuara nga viti i kaluar dhe rritja e të ardhurave nga taksat komunale.

Fondet shtesë janë përcaktuar kryesisht për përfundimin e projekteve kapitale si ndërtimi i një transfer stacioni dhe 5 milion dinarë do të përdoren për punësimin e punëtorëve për një periudhë të caktuar në Qendrën Shëndetësore të Bujanocit.

Vendimi për rebalancin e buxhetit u kritikua ashpër nga opozita.

Nenad Zafiroviq, këshilltar i Partisë Progresive Serbe (SNS), tha se së shpejti do të thërras një konferencë shtypi për të informuar qytetarët për mënyrën se si qeverisja lokale shpenzon fonde buxhetore.

Zafiroviq theksoi se për këtë rast do të thirret edhe një inspektor i buxhetit dhe se prokuroria do të njoftohet gjithashtu.

“Këtu në mënyrë mjaft magjike është rrumbullakuar një histori private”, pohon Zafiroviq.

“Rebalanci është populist dhe fije kashtë e fundit për qeverinë lokale përpara zgjedhjeve që priten të mbahen për 6 muaj”, tha Miodrag Milkoviç, një anëtar i koalicionit të mbledhur rreth SNS.

Sipas tij, fondet janë ndarë atje ku nuk janë të nevojshme, ndërsa për zhvillimin ekonomik lokal dhe bujqësinë nuk ka fonde shtesë.

“Ne kemi 5.000 të papunë dhe në vend që të kemi prioritet zhvillimin ekonomik dhe bujqësinë, ju ngritni fonde për punësime partiake në Qendrën Shëndetësore dhe një stacion famoz transferimi,” tha Milkoviç.

Nënkryetari i komunës Stojança Arsiq këshilltarët në replikë opozitës i ka pyetur nëse shtyrja e zgjidhjes së problemit me deponimin e mbeturinave është në interes të qytetarëve, si dhe një numër të mjaftueshëm të mjekëve dhe personelit tjetër në qendrën shëndetësore.

“Punësimi partiak dhe sigurimi i votave është fusha juaj,” tha Arsic.

Duke folur për paralajmërimin e zgjedhjeve nga Miljkoviq për 6 muaj, Arsic tha se ai nuk e prekin kërcënime të tilla.

“Ju jeni duke luftuar për zgjedhje të reja për gjashtë muaj, por pa rezultate. Zgjedhjet do të jenë kur të vijë koha, “tha Arsic./presheva.com/