SHPËRNDAJE

Reduktimi i përdorimit të kripës mund të çojë në pakësimin e dhimbjes së kokës në masën 30 për qind.
Në një studim të fundit, u gjet se njerëzit që e pakësonin kripën në tre gramë në ditë vuanin më pak nga dhimbjet e kokës. Tre gramë kripë janë të barasvlershme me rreth gjysmë luge çaj.

Sipas ekspertëve, reduktimi i kripës pakëson dhimbjet e kokës, pasi ul presionin e gjakut dhe pulsin. Madje edhe njerëzit me presion normal të gjakut patën një reduktim në dhimbjet e kokës, kur morën më pak kripë.

Kripa

Megjithatë, shkencëtarët e Universitetit “John Hopkins” thanë se kalimi në një dietë të shëndetshme nuk kishte efekte në dhimbjen e kokës.

Kujdes nga këto ushqime: Salca e makaronave, supat e konservuara, buka, djathi, salsiçet, proshuta, sallami, mishrat e tymosur, drithërat, pica, salca e sojës, perimet e marinuara, keçapi dhe majoneza.