SHPËRNDAJE

Zvicra
Qytetarët zviceran sot në referendum kanë hedhur poshtë propozimin e vendosjes së ashtuquajturës “rrogë” bazë që mund ta marr çdo banor i këtij shteti pa kusht.

Sipas këtyre rezultateve, rreth 80% nuk duan të marrin të holla pa punuar, apo 2500 frangë në muaj (2260 euro).

Iniciativa për të ardhura pa kushtëzim ka paraparë që këto të holla të merren në bazë mujore për të gjithë zviceranët dhe të huajt që jetojnë më gjatë se 5 vite në Zvicër, janë apo nuk janë të punësuar.

Një grup jopolitik që ka nisur këtë iniciativë ka paraparë që secili që jeton në Zvicër të marrë në muaj 2500 frangë, çka sipas hulumtimeve që janë bë atje kohën e fundit, kjo shumë plotëson kushtet minimale për jetësë, ndërsa fëmijët kanë të drejtë 1/4 e kësaj shume apo 650 frang.

Sipas kësaj llogarie, një çift i martuar që ka 2 fëmijë, në muaj mund të marrë 6300 frangë (5700 euro).

Kundërshtarët e kësaj ideje, logjika e të cilëve ka fituar në referendum, konsiderojnë që marrja e rrogës pa punë është e pa logjikshme. Për shumicën e Zvicranëve që vlersojnë shumë vlerën e punës, është plotësisht jashtë logjikës që të miren këto masa.

“Të paguhesh pa punuar, do të ishte një hap i madh” ka vlersuar politikologu Andreas Ladner. Iniciativa nuk ka qenë shumë e qartë”.

Mediet botërorë përkujtojnë se Zviceranët në vitin 2012 kanë votuar në referendum kundër zgjatjes së pushimit të paguar nga 4 javë në 6 javë, duke u friguar që kjo mund të ndikoj në rënien e konkurencës. /presheva.com/