SHPËRNDAJE

Portieri i Bayern Munichut, Pepe Reina, beson se Cristiano Ronaldo do ta fitoj Topin e Artë. Por, ai mendon se ku çmim i takon Manuel Neuerit.
Cristiano Ronaldo do ta fitoj Topin e Artë. Kështu mendon portieri i Bayern Munichut, Pepe Reina. Por, ky i fundit beson se këtë çmim e meriton kolegu i skuadrës, Manuel Neuer.

Në garë për Topin e Artë janë Manuel Neuer, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, derisa fituesi do të zbulohet me 12 janar në qytetin zviceran Zurich.

Reina

“Unë mendoj se do të jetë Cristiano Ronaldo i cili e merr Topin e Artë. Por, ajo që unë dua dhe dëshiroj është që Neuer ta fitoj këtë çmim”, ka deklaruar ish portieri i Liverpoolit.

“Është e vështirë për një portier ta fitoj këtë trofe, veçanërisht kundër Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messi. Me atë që ai ka bërë për klubin, do të ishte mirë nëse do ta fitonte Topin e Artë.”, ka theksuar Reina