SHPËRNDAJE

Ish-diplomati dhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Blerim Reka, ka komentuar deklaratën e studiuesit të LSE-së Lindsay, deklaratë kjo e dhënë për mediumin serb “Tanjug”.

Ashtu siç kishte thënë studiuesi çdo zgjidhje për të cilën dakordohen Kosova dhe Serbia duhet pranuar.

Ndërsa për Rekën kjo deklaratë është e papranueshme për arsye që sipas tij do ta degradonte procesin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Ky është reagimi i plotë:

Studjuesi i LSE Lindsay, i paska deklaruar “Tanjugut” se “duhet pranuar çdo zgjidhje për të cilën dakordohen Serbia dhe Kosova”. Pra,  konform parimit:  “pacta sund servanda”,  sikur të ishte kjo një kontratë civile. Ky parim vërtet do vlente për marrëveshjet private, por jo edhe për traktatet ndër-shtetërorore.   Kontratat e shitblerjes, janë çështje e vullnetit të lirë të palëve kontraktuese; nëse ato duan të sheshin apo blejnë tokën private, si dakordim i dy pronarëve tokash- pa përzierje shtetërore. Ndërkaq, traktati ndërshtetëror, si marrëveshje e dy shteteve dhe jo e pronarëve të tokave shtetërore, nuk prodhon pasoja juridike, nëse nuk ratifikohet bilateralisht nga Kuvendet e dy shteteve nënshkruese. Redukimi i një akordi bilateral, po qoftë edhe territorial, në një pajtim megjesh të jo- pronarëve; do e degradonte tërë procesin e arritjes së marrëveshjes – siç po quhet “historike”.