SHPËRNDAJE

Kylie Jenner mbante prej kohësh rekordin për foton me më së shumti Like në Instagram. Bukuroshja e famshme e kishte postuar foton e vajzës e cila kishte marrë rekord pëlqime, mbi 18 milionë Like.

Por, rekordi është thyer nga një vezë. Faqja e rekordeve të Guinessit e ka publikuar fotografinë e një veze të pulës me të cilën kishte thënë se synon të thyej rekordin e pëlqimeve.

Kjo edhe ka ndodhur pasi që veza ka marrë mbi 26 milionë Like brenda 1 jave.