SHPËRNDAJE

balona

Fyodor Konyukhov nga Rusia, mund të ketë vendosur një rekord të ri botëror të fluturimit me balonë.

Të dhëna nga ekipi i tij mbështetës thonë se Konyukhov kaloi drejt mbi qytetin australian të Northam-it ku filloi rrugëtimin e tij 11 ditë më parë. Ndihmësi i tij John Wallington shprehu që ai padyshim e kishte thyer rekordin pasi fluturoi mbi të njëjtën fushë nga ku ishte nisur.

Pas ngritjes në ajër nga Australia, Konyukhov fluturoi me balonën e tij mbi Zelandën e Re, oqeanin Paqësor, Amerikën e Jugut, Kepin e Shpresës së Mirë.

65-vjeçari Konyukhov zbriti shëndoshë e mirë në tokë rreth tre orë pas kalimit mbi Northam.

Nëse arritja e këtij fluturimi konfirmohet nga Federata Botërore e Sporteve të Ajrit, ai do ta ketë thyer me dy ditë rekordin e vendosur në 2002-shin nga amerikani Steve Fossett.