SHPËRNDAJE

Renault-Clio-01

Njëzet e gjashtë vite pas lëshimit të Clio origjinal, model ky me 13 milion njësi të shitura në gjithë botën, Renault ka sjell versionin e ri të këtij modeli, Renault Clio 2017.
Modeli i ri vjen me një pamje shumë më joshëse se modeli paraprak falë dritave të plota LED Pure Vision si dhe detajeve tjera në dizajnin e veturës. Katër ngjyra të reja i janë shtuar katalogut, e kuqe intensive, hiri Titanium, e bardhe perle si dhe e kaltër metalike, transmeton Express. Gjithashtu në modelin e ri vijnë më shumë opsione për dizajnin e rrotave dhe një program më ekstensiv për përzgjedhjen e opsioneve në përgjithësi.

Renault-Clio-02

Motori i fuqishëm dhe efiçient 1.5 dCi 110 vjen me transmisionin me gjashtë shpejtësi manual. Ky transmision vjen gjithashtu edhe me motorin me benzinë TCe 120. Në këtë model keni 11 mundësi zgjedhjeje ndërmjet kombinimeve motor dhe transmision.

Renault-Clio-03

Sa i përket multimedias, Clio ofron tre pako të quajtura Media Nav Evolution, Renault R-Link Evolution dhe më e reja smart R&Go e cila vjen në modelet më të larta. Gjithashtu, në varësi të opsioneve ju mund të keni kamera të kthimin prapa, sensorë para dhe pas si dhe asistent parkimi.