SHPËRNDAJE

RenaultMegane

Renault, ka prezantuar modelin e ri Meganen në formë hatchback me pesë dyer, pastaj në karavan (Megane GrandTour / SportTourer), ndërsa së fundmi është shfaqur edhe në version Sedan (Megane GrandCoupe).

Versioni me tre dyer duket se në këtë gjeneratë nuk do të marrë dritën jeshile, dhe e njëjta vlen edhe për versionin kabrio. Megjithatë, një dizajner i pavarur ka publikuar një fotografi jozyrtare përmes së cilës ka shfaqur pamjen e mundshme të Meganes së ri në version kabrio me tre dyer.

Megane GT Cabrio, i cili posedon motorin benzinë 1.6-litër Turbo TCe 205, në kombinim me marshin me shtatë shpejtësi e koplung të dyfishtë.