SHPËRNDAJE

Projektuesit sot bënë prezantimin e projektit 3D për renovimin komplet të ndërtesës së Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë me anekset e saja. Sot janë finalizuar punët për fillimin e realizimit të projektit mega kapital i cili për herë të parë bëhet në komunë të Preshevës, ka thënë kështu për portalin preshevacom, kryetari i komunës, Shqiprim Arifi. Arifi ka premtuar se ndërtesa e renovuar e Shtëpisë së Shëndetit do të jetë me standarde evropiane që do ta kenë në dispozicion për stafin e mantelbardhëve dhe pacientët. Punimet për këtë projekt do të fillojnë nga pranvera e këtijë viti dho të mbarojnë gjatë këtijë viti kalendarik.

Projekti në fjalë ka vlerën e përgjithshme prej afro 3 milion e gjysëm euro. Edhe drejtori i Shtëpisë së shëndetit Presheva në Preshevë, Driton Salihu është shprehur mjaftë i kënaqur për finalizimin e projketit i cili fillon pas dy muajsh të aplikohet në praktikë. Ai ka përmendur detajet që janë paraparë në projekt si rregullimi i kulmeve, dyshemeve, tavaneve, ndërrimi i dyerve dhe të tjera.

Projekti për renovimin komplet të ndërtesës së Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë është nismë e vitit 2016 nga qeverisja e Shqiprim Arifit por për shkak të ndryshimeve politike që janë zhvilluar në vend gjatë kësaj kohe projekti është neglizhuar. Drejtori Salihu në deklaratën për media ka ritheksuar se përpos organizimit infrastrukturorë që do të bëhet në ndërtesën e shtëpisë së shëndetit fokus do të kenë edhe riorganizimet e brendshme për funksionalizim më të mirë të punës./presheva.com/