Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

Kėshilli Nacional i Shqiptarėve tė Luginės, i nevojshėm nė kohėn e pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės

 

Iniciativa pėr formimin e Kėshillit Kombėtarė tė Shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, edhe tani, tri vite pas inicimit, ka mbetur vetėm njė ide. Pėrfaqėsuesit e subjekteve politike nė kėtė rajon, e kanė tė qartė se formimi i Kėshillit Nacional ėshtė vonuar...

 

Preshevė, 24 shtator (presheva.com) - Kryetari i Partisė pėr Veprim Demokratik, Riza Halimi, ka shfaqur bindjet e tij pėr arritjen e kompromisit me oponentėt e tij politik tė cilėt veprojnė nė Luginė pėr formimin e Kėshillit Nacional. Ai ka theksuar se formimi i Kėshillit Kombėtar ndonėse i vonuar tani ėshtė mė se i nevojshėm. Nga ana tjetėr, Nazmi Arifi, pėrfaqėsues i Partisė Demokratike Shqiptare, mosthemelimin e Kėshillit Nacional e ka quajtur tė vonuar dhe rezultat tė divergjencave partiake. Ai ka ftuar subjektet tjerat politike qė nė mėnyrė sa mė tė shpjetė tė formojnė kėtė institucion, pėrmes sė cilit shqiptarėt e kėtushėm do tė flisnin me njė gjuhė. Nė prag tė bisedimeve pėr statusin e Kosovės, Kėshilli Nacional pėr shqiptarėt e Luginės ėshtė mė se i domosdoshėm, ka deklaruar Nazmi Arifi pėrfaqėsues i Partisė Demokratike Shqiptare. Skender Destani i Bashkimit Demokratik tė Luginės,duke sqaruar rėndėsinė e Kėshillit Nacional, ka kėrkuar qė tė inkuadrohen edhe qytetarėt tė cilėt nuk janė tė angazhuar politikisht. Destani ėshtė kundėr Kėshillit Kombėtar,nė tė cilin do tė pėrfshiheshin vetėm subjektet politike qė veprojnė nė kėtė rajon. Ndėrkohė, Orhan Rexhepi, udhėheqės i Lėvizjes sė Progresit Demokratik nė Preshevė, ka akuzuar Ministrin pėr tė Drejtat e Neriut dhe Minoritete dhe njėkohėsisht kryetarin e Trupit Koordinues Qeveritar, Rasim Laiqin ,Prefektin e Preshevės Riza Halimin dhe ish-kryetarin e Trupit Koordinues Qeveritar Nebojsha Ēoviqin, tė kenė penguar formimin e Kėshillit Kombėtar tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės. Rexhepi, formimin e kėtij institucioni e ka quajtur kėrkesė tė Rasim Laiqit, tani kur Lėvizja e Progresit Demokratik nė Kuvendin Komunal tė Preshevės e ka inicuar idenė pėr shpalljen e Statusit Special tė Luginės, ka pėrfunduar Rexhepi. Ėshtė pritur qė pėrmes Kėshillit Nacional, shqiptarėt e Luginės sė Preshevės do tė mund tė tejkalonin shumė probleme, tė cilat nuk gjejnė zgjidhje nė administratat komunale. Formimi i kėtij institucioni vlerėsohet tė jetė ndėr ēėshtjet politike mė prioritare.

 

(RTK)

 

 

 

 
   
 

© 1997-2005 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.