Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

Lajiqi kėrkon nga politikanėt shqiptarė qė ta formojnė Kėshillin Nacional

Bujanoc, 18 gusht (presheva.com) - Ministri pėr tė Drejtat e Njeriut dhe tė Minoriteteve i SMZ - sė, Rasim Lajiqi ka shfaqur bindjen se nuk do tė ketė vatėr tė re tė konflikteve nė jugun e Serbisė. “Nuk do tė ketė kurrfarė vatre tė konflikteve nė jugun e Serbisė dhe ne presim normalizimin e gjendjes”, ka thėnė ai tė enjten gjatė njė konferencė pėr gazetarė nė Bujanoc. Lajiqi, i cili ėshtė gjithashtu nėnkryetar i Trupit Koordinues pėr jugun e Serbisė i ka ftuar shqiptarėt qė ta formojnė Kėshillin Nacional, « nė mėnyrė qė tė mund t’i zgjidhin problemet e veta nė kuadėr tė institucioneve tė shtetit ». Ai ka rikujtuar se bashkėsia shqiptare ėshtė pakica e vetme kombėtare nė Serbi, e cila nuk e ka formuar ende Kėshillin Kombėtar. Sipas tij, procesi i integrimit tė bashkėsisė shqiptare nė jetėn shtetėrore, politike dhe shoqėrore tė vendit ėshtė i domosdoshėm , « sepse nuk ka mė arsye pėr bojkotimin e zgjedhjeve, pasi qė ėshtė hequr censuzi pėr partitė e pakicave kombėtare ». « Bashkėsia etnike shqiptare, si edhe pakicat tjera kombėtare mund t’i kenė nė tė ardhmen pėrfaqėsuesit e tyre legjitim nė Kuvendin e Serbisė », ka shtuar ai. Rasim Lajiqi, sė bashku me pėrfaqėsuesin e ambasadės sė SHBA-ve nė Beograd tė ngarkuar pėr marrėdhėnie me mediat, Alen Doukal e kanė shėnuar fillimin e punės tė disa projekteve, tė cilat i kanė financuar Serbia dhe SHBA-tė nė komunėn e Bujanocit.

 
   
 

© 1997-2005 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.