|
Partitė
politike shqiptare nuk arrijnė qė tė pajtohen lidhur me themelimin e
Kėshillit Nacional
Preshevė, 30 janar (presheva.com)
Pėrfaqėsuesit e partive politike shqiptare tė Luginės sė Preshevės
nuk kanė arritur qė tė pajtohen lidhur me themelimin e Kėshillit
Nacional shqiptar, ka mėsuar presheva.com. Subjektet politike
kanė pasur divergjenca lidhur me atė se a duhet qė tė formohet
Kėshilli Nacional nė harmoni me Ligjin mbi Minoritetet tė Serbisė
dhe Malit tė Zi apo me ndonjė formė tjetėr. Partia pėr Veprim
Demokratik (PVD) e Riza Halimit dhe Bashkimi Demokratik i Luginės (BDL)
e Skender Destanit kanė favorizuar formimin e Kėshillit nė harmoni
me ligjin, ndėrsa Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e Ragmi
Mustafės dhe Lėvizja pėr Progres Demokratik (LPD) e Jonuz Musliut
kanė kundėrshtuar njė koncept tė kėtillė. Ragmi Mustafa i ka thėnė
agjencisė Beta se partia e tij ėshtė pėr formimin e Kėshillit i
cili do tė ishte organ i mirėfilltė i shqiptarėve tė Luginės sė
Preshevės, e jo njė trup nė shėrbim tė marketingut tė Ministrisė pėr
tė Drejtat e Njeriut dhe tė Minoriteteve tė SMZ. Siē ka mėsuar
presheva.com drejtuesit e partive politike shqiptare tė Luginės sė
Preshevės do tė takohen sėrish gjatė javės sė ardhshme pėr tė
tentuar qė ti harmonizojnė qėndrimet e tyre.
|
|