Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

Rexhepi: Zyrtarėt mė tė lartė tė Serbisė janė pėrgjegjės qė nuk ėshtė formuar ende Kėshilli Nacional i shqiptarėve

Preshevė, 1 korrik (presheva.com) - Lideri i Lėvizjes pėr Progres Demokratik nė Preshevė, Orhan Rexhepi i ka akuzuar zyrtarėt mė tė lartė tė Serbisė se janė pėrgjegjės qė nuk ėshtė formuar ende Kėshilli Nacional i shqiptarėve.

- S’ka dilemė se e tėrė fajėsia ėshtė nė autoritet serbe. Pikėrisht ai pushtet me hapat e ndėrmarra rreth Trupit Koordinues ka arritur ta prishin bazėn pėr formimin e Kėshillit Nacional, kuptohet me ndihmėn e politikanėve naiv nga Lugina - ka thėnė ai pėr agjencinė “Beta”. Udhėheqėsi lokal i kėsaj partie, i cili ndryshe nga kryetari i tij nuk ka hyrė nė Trupin Koordinues ėshtė angazhuar pėr status tė veēantė pėr tri komunat duke vlerėsuar se Trupi Kooordinues nuk mund t’i zgjidh problemet e shqiptarėve tė atjeshėm.

Kryetari i Partisė pėr Veprim Demokratik, Riza Halimi, Kryetari i Lėvizjes sė Progresit Demokratik, Jonuz Musliu dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik tė Luginės, Skender Destani kanė nėnshkruar marrėveshjen pėr t’u kyēur nė Trupin Koordinues pėr Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė, ka njoftuar agjencia « Beta ». Kryetari i Partisė Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa ėshtė i vetmi nga liderėt shqiptarė tė Luginės sė Preshevės i cili nuk ka pranuar qė ta nėnshkruajė marrėveshjen pėrkatėse. Marrėveshjen e patėn nėnshkruar po ashtu edhe Nagip Arifi, nė cilėsinė e kryetarit tė komunės sė Bujanocit, Sllobodan Drashkoviqi, si kryetar i komunės sė Medvegjės dhe Nebojsha Ēoviqi, si kryetar i Trupit Koordinues.

Pas vrasjės sė tė miturit shqiptar - Dashnim Hajrullahu - nga ana e ushtrisė serbo-malazeze nė zonėn kufitare Maqedoni-SMZ, Qeveria e Serbisė u ka ofruar shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės qė tė pėrfshihen nė Trupin Koordinues pėr Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė. Trupi Koordinues ėshtė themeluar mė 16 dhjetor tė vitit 2000, nė kohėn e konfliktit tė armatosur nė mes forcave serbe tė sigurisė dhe pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare pėr Preshevė, Medvegjė dhe Bujanoc. Nė pėrbėrjen e ngushtė tė Trupit Koordinues, e cila numėron tetė anėtarė janė pėrfshirė dy pėrfaqėsues nga forcat e sigurisė serbe, njėri nga Ministria e Policisė (MUP) dhe tjetri nga Ministria e Mbrojtjes. Qeveria e Serbisė ka emėruar sė fundi pėr kryetar tė Trupit Koordinues: Nebojsha Ēoviqin, ndėrsa pėr nėnkryetar janė zgjedhur: Rasim Lajiqi, Ninoslav Kėrstiqi dhe Milisav Markoviqi. Tri vendet tė tjera tė nėnkryetarėve janė rezervuar pėr kryetarėt e Komunave tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės. Nė pėrbėrjen e zgjeruar tė Trupit Koordinues janė paraparė qė tė kyēen kryetarėt e Kuvendeve Komunale dhe zėvėndėsit e tyre. Programi i ri i Trupit Koordinues, i cili ėshtė miratuar nė Qeverinė e Serbisė parashihet qė tė realizohet deri nė vitin 2007

 

Dosja: Shqiptarėt dhe Trupi Koordinues?

 
   
 
 

© 1997-2003 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.