|
Kėshilltari i Koshtunicės pohon se shqiptarėt e jugut tė Serbisė po
e hapin “kutinė e pandorės”
Beograd, 9 janar (presheva.com)
– Kėshilltari i Kryeministrit tė Serbisė pėr ēėshtje politike,
Aleksandar Simiqi ka deklaruar se nėpėrmjet kėrkesės pėr tė marrė
pjesė nė grupin negociues tė Kosovės,
shqiptarėt
e jugut tė Serbisė po e hapin “kutinė e pandorės”. “Ata nuk e kanė
kuptuar se cila ėshtė natyra e bisedimeve tė cilėn e kanė pėrcaktuar
Kombet e Bashkuara”, ka thėnė ai tė hėnėn pėr “B92”. Sipas Simiqit,
detyrat e Marti Ahtisarit sikur ndėrmjetėsues i kėtyre bisedimeve
janė bisedimet politike rreth statusit tė Kosovės dhe jo zgjidhja e
ēėshtjes kombėtare shqiptare nė Ballkan. “Nėse dėshirohet qė kjo tė
ndodh, frikėsohem se po e hapim kutinė e Pandorės me pasoja tė
paparashikueshme. Ēėshtja e pozitės sė bashkėsisė shqiptare nė
Preshevė dhe Bujanoc ėshtė zgjidhur me marrėveshjen e vitit 2001,
nėpėrmjet sė cilės ėshtė ndėrprerė kryengritja e armatosur shqiptare
ndaj forcave tė sigurisė tė Serbisė dhe Jugosllavisė”, ka pėrfunduar
Kėshilltari i Kryeministrit tė Serbisė.
|
|