|
Kėshilltarėt shqiptarė tė luginės sė
Preshevės (Preshevė, Bujanoc dhe Medegjė) nė seancėn e mbajtur me 14
janar nė Preshevė
- Duke qenė tė vetėdijshėm se
popullata shqiptare e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės (Lugina
e Preshevės), po pėrballet me ēėshtjen e pazgjidhur tė statusit
tė vetė politik,
- Duke u angazhuar pėr ruajtjen
dhe zhvillimin e identitetit kombėtar shqiptar,
- Duke u angazhuar pėr format e
integrimit gjithėshqiptar, nė kuadėr tė trendėve pėr integrime
evropiane dhe euroatlantike,
- Duke pasur para sysh se format
e deritanishme tė organizimit territorial nuk kanė ofruar
mundėsi adekuate pėr mbrojtjen e interesave tė shqiptarėve tė
Luginės,
- Duke u angazhuar pėr bashkimin
dhe pėrqendrimin e fuqisė politike nė zgjidhjen e kėtyre
ēėshtjeve,
- Duke u bazuar nė aktivitetin e
deritanishėm politik dhe rezistencėn e armatosur tė shqiptarėve
tė kėtij rajoni,
- Duke gjetur mbėshtetje tė
kėtyre kėrkesave nė dokumentet ndėrkombėtare (OKB, OSBE, KE), qė
garantojnė tė drejtat e individuale dhe kolektive,
MIRATUAN KĖTĖ:
PLATFORMĖ POLITIKE
I. PARIMET :
-
Nė kohėn kur
Kosova ka hyrė nė fazėn mė tė rėndėsishme tė pėrcaktimit tė
subjektivitetit tė saj politiko-juridik, kur tėrė rajoni i
Ballkanit Perėndimor synon pėrshpejtimin e procesit nė rrjedhat
e integrimeve euroatlantike, subjektet shqiptare nė Luginė tė
Preshevės shohin nevojėn e ndėrmarrjes sė veprimeve konkrete dhe
tė koordinuara pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė shqiptarėve tė kėtij
rajoni nė frymėn e proceseve integruese qė po zhvillohen nė
Evropė,
-
Kėshilltarėt
shqiptare tė Preshevės, Medvegjės dhe Bujanocit (nė tekst tė
mėtejmė kėshilltarėt), konsiderojnė se derisa nuk bėhet njė
zgjidhje e drejtė e ēėshtjes sė shqiptarėve tė Luginės, rajoni
do tė vazhdoj tė mbetet vatėr e krizės permanente dhe pengesė
pėr integrime euroatlantike,
-
Kėshilltarėt
kėrkojnė qė tė drejtat e shqiptarėve tė Luginės tė garantohen nė
kuadėr tė komuniteteve kua to pėrbejnė shumice absolute nė rajon
(Ballkan Perėndimore), duke u angazhuar pėr krijimin e lidhjeve
speciale tė Luginės sė Preshevės me Kosovėn,
-
Nė frymėn e
kėtyre vlerave duke gjetur mbėshtetje nė dokumentet fundamentale
qė institucionalizojnė mbrojtjen e tė drejtave individuale dhe
kolektive, siē janė:
-
Karta e OKB-sė,
-
Deklarata
Universale pėr tė Drejtat e Njeriut,
-
Pakti ndėrkombėtar
pėr tė drejtat civile dhe politike,
-
Pakti ndėrkombėtar
pėr tė drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore,
-
Konventa kornizė
evropiane pėr tė drejtat e pakicave,
-
Konventa evropiane
pėr tė drejtat e njeriut dhe liritė themelore,
-
Karta evropiane
pėr gjuhėt regjionale dhe tė pakicave,
-
Dokumentet e
OSBE-sė, prej tė cilave veēojmė:
-
Sugjerimet nga
Lundi, Oslo dhe Haga,
-
Aktin final tė
Helsinkit 1975
-
Karta e Parisit
pėr Evropėn e re 1990,
-
Dokumentin nga
Kopenhaga- Dimensioni njerėzor,
II. KĖRKESAT E
VEĒANTA
-
zgjidhja e drejtė
dhe e qėndrueshme e ēėshtjes sė Luginės sė Preshevės nėnkupton
respektimin e plotė tė tė drejtave individuale dhe kolektive tė
shqiptarėve pėrmes zgjidhjes sė drejtė tė ēėshtjeve si:
-
Kėshilltarėt
mbrojnė qėndrimin se Lugina e Preshevės duhet tė ketė formėn e
organizimit administrativo – territorial kushtetues me funksion
nė sferat e gjyqėsisė, policisė, arsimit, pėrdorimit tė gjuhės
dhe simboleve kombėtare, shėndetėsisė, zhvillimin ekonomik,
kulturės, planifikimin lokal, ambientin ekologjik, resurset
natyrore, sferėn e banimit, shėrbimet sociale,
-
Tė bėhet
decentralizimi i pushtetit dhe transferimi i kompetencave prej
nivelit qendror nė nivelin e vetadministrimit lokal dhe rajonal,
institucioneve tjera shtetėrore e posaēėrisht nė sistemin
gjyqėsor ku duhet krijuar Gjykatėn e Qarkut, Gjykatėn Tregtare,
Kėshillin pėr kundėrvajtje me kompetencė territoriale pėr kėtė
rajon,
-
Tė bėhet
demilitarizimi i plotė i Luginės sė Preshevės dhe largimin e
bazave militare ekzistuese si dhe atyre nė ndėrtim,
-
Ēėshtja e sigurisė
publike tė jetė nė kompetencė ekskluzive tė policisė multietnike
dhe strukturave tė sajė komanduese.,
-
Zhvillimi ekonomik
i rajonit pėrmes krijimit tė kushte lehtėsuese tė kreditimit tė
ndėrmarrjeve tė vogla apo tė mesme, tėrheqjes sė kapitalit tė
huaj, krijimit tė qendrave tė biznesit me, krijimin e Zonės sė
Lirė Tregtare, bashkėpunim ndėrkufitar nė kuadėr tė projekteve
me donatorėt ndėrkombėtarė,
-
Privatizimi i
ndėrmarrjeve ekzistuese shoqėrore tė bėhet me krijimin e
kushteve tė barabarta tė pjesėmarrjes,
-
Sistemi arsimor nė
Luginė tė Preshevės tė harmonizohet me sistemin arsimor tė
Kosovės, konform standardeve evropiane pėr arsim,
-
Integrimi
proporcional i shqiptarėve nė strukturat e pushtetit lokal dhe
rajonal tė gjitha institucionet shtetėrore e publike tė tė
gjitha niveleve,
-
Aplikimi zyrtar i
gjuhės shqipe nė institucionet e vetadministrimit lokal,
institucionet shtetėrore dhe ato publike tė tė gjitha niveleve,
-
Pėrdorimi zyrtar i
simboleve kombėtare tė shqiptarėve, si dhe e drejta e shėnimit
publik tė datave tė rėndėsishme nga historia kombėtare,
-
Themelimi i
institucioneve pėr shprehjen, ruajtjen, avancimin e vlerave
kulturore, informative, fetare dhe tradicionale, specifike pėr
shqiptarėt,
-
Krijimi i
institucioneve tė veēanta pėr mbrojtje sociale tė shtresės sė
rrezikuar tė popullatės,
-
Zhvillimi i
institucioneve ekzistuese shėndetėsore pėr mbrojtje primare tė
popullatės dhe krijimi i mundėsisė pėr mbrojtje sekondare
shėndetėsore tė popullatės sė Luginės sė Preshevės pėrmes
ndėrtimit tė njė spitali pėr kėto komuna dhe,
-
Kthimi i
qėndrueshėm i popullatės sė zhvendosur pėrmes kompensimit tė
dėmeve nė pasuritė e tyre, zhvillimit tė infrastrukturės rrugore,
shėndetėsore dhe arsimore,
-
Tė bėhet
respektimi i plotė i Ligjit pėr Amnistinė (Fl.zyrtare e RFJ-se
37/2002 te 03.07.2001) e ish pjesėtarėve tė UĒPMB-sė dhe
ndėrprerja e tė gjitha proceseve tė montuara gjyqėsore ndaj
shqiptarėve, lirimi i te burgosurve politik,
-
Ndėrprerja e
fushatės se frikėsimit me dėrgimin e ftesave pėr shėrbim
ushtarak te rinjve shqiptarė,
-
Ndriēimi i
vrasjeve te civileve ne periudhėn 1999 – 2001,
-
Trajtim adekuat tė
diasporės shqiptare tė kėtij rajoni nga institucionet vendore
pėrmes ruajtjes sė lidhjeve tė saj me vendlindjen, me jetėn, me
zakonet, me gjuhėn dhe kulturėn e tyre si dhe tė inkurajimit pėr
investimin e kapitalit tė tyre nė rajon,
-
Pėr realizimin e
qėllimeve tė sipėrshėnuar kėshilltaret shqiptare shtrojnė
nevojėn e krijimit sa mė tė shpejtė tė organit tė pėrbashkėt
reprezentues - Kėshillin Nacional.
III. DISPOZITAT
PĖRFUNDIMTARE
-
Duke rikonfirmuar
vullnetin e popullatės te shprehur ne Referendumin e 1 dhe 2
marsit 1992, pėr definimin e Luginės sė Preshevės si rajon tė
posaēėm politik- territorial- kushtetues, kėshilltarėt, nė
pėrkrahje tė parimeve tė Grupit tė Kontaktit lidhur me statusin
e Kosovės, obligohen qė, nė rast tė mosrespektimit tė kėtyre
parimeve dhe ndryshimit eventual tė kufijve tė saj, do tė
angazhohen pėr bashkėngjitje tė Luginės sė Preshevės me Kosovėn.
Preshevė, mė 14 janar 2006,
|
|