|
PVD-ja
favorizon Kėshill Nacional nė pajtim me ligjin, por e gatshme tė
pranojė edhe formėn jashtinstitucionale
Preshevė, 19 janar
(presheva.com) - Nė prag tė mbajtjes sė seancės sė
kėshilltarėve tė Kuvendeve Komunale tė Preshevės, Bujanocit dhe
Medvegjės, tė shtunėn mė 21 janar, nė Bujanoc, rreth themelimit tė
Kėshillit Nacional tė shqiptarėve tė kėtij rajoni, Kryesia e PVD-sė
nė Preshevė, pėrmes njė kumtese pėr opinion bėn tė qartė edhe njė
herė qėndrimin e vet lidhur me themelimin e kėtij organi tė
rėndėsishėm pėr shqiptarėt e Luginės. Me kėtė rast, kryesia e
PVD-sė e «vlerėson tė rėndėsishėm tubimin e kėshilltarėve shqiptarė
tė kėtij rajoni tė shtunėn e kaluar me ē'rast ėshtė aprovuar
Platfoma Poliike». Megjiithatė, me kėtė rast PVD shpreh «keqardhje
pse nė kėtė moment tė rėndėsishėm nuk ėshtė nisur iniciativa pėr
themelimin e Kėshillit Nacional». «Edhe pse me kėtė rast nuk u
dėgjuan qėndrimet e mėparshme tė PDSH-sė se nuk e pranon ligjin e
Lajiqit, megjithatė kėshilltarėt e kėsaj partire refuzuan tė bėjnė
deklarimin pėr Kėshill Nacional institucional apo jashtė tij»,
thuhet nė kumtesėn e PVD-sė. Me kėtė rast, PVD-ja e rikonfirmon
qėndrimin e vet qė «njėsoj si hungarezėt e Vojvodinės, boshnjakėt e
Sanxhakut edhe shqipėtarėt e kėtij rajoni ta themelojnė Kėshillin
Nacional nė bazė tė Ligjit aktual i cili ka marrė notė pozitive edhe
nga Kėshilli i Evropės, njėsoj siē janė duke marrė pjesė nė
strukturat e Kėshilit nacional». Kryesia e PVD-sė edhe mė tutje
mendon se «derisa nuk sigurohen zgjedhje tė drejtpėrdrejta, forma mė
e mirė pėr themelimin e Kėshillit ėshtė ajo pėrmes Kuvendit tė
elektorėve, nė tė cilin pos 66 kėshilltarėve shqiptarė mund tė
marrin pjesė edhe qytetarėt shqiptarė tė kėtij rajoni qė arrijnė tė
sigurojnė pėrkrahjen e 100 nėnshkrimeve, por edhe pėrfaqėsuesi i
OJQ-sė e cila ėshtė regjistruar para vitit 2001». Mė tej PVD-ja
konsideron se «Meqė Kėshilli Nacional nė bazė tė ligjit aktual ka
fushėveprimin e kufizuar nė sferėn e arsimit, kulturės, informimit
aplikimit zyrtar tė gjuhės dhe shkrimit si dhe simboleve kombėtare,
pėr ēėshtjet e tjera politike, legjitimition mė tė lartė e kanė
kėshilltarėt shqiptarė si organ pėrfaqėsues i shqiptarėve tė kėtij
rajoni». « Pėr hirė tė unitetit qė nė kėto momente ėshtė mė se i
domosdoshėm, Kryesia e PVD-sė do tė pranojė edhe opcionin
jashtinstitucional tė themelimit tė Kėshillit nėse pėr kėtė
deklarohet shumica e kėshilltarėve. Nėnkuptohet, nė atė rast ėshtė
e domosdoshme qė subjektet politike shqiptare tė kalojnė nė
veprime jashtinstitucionale edhe nė fushat e tjera, e nė radhė tė
parė nė organizimin e pushtetit lokal », thuhet nė kumtesėn e
nėnshkruar nga Riza Halimi, kryetar i PVD-sė. |
|