Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

REAGIM

 

Duke e pare situaten dhe zhvillimet politike koheve te fundit, e qe biejn ndesh njera me tjetren jemi te detyruar ne si Shoqate e Veteraneve, Invalideve dhe Familjeve te Deshmoreve, qe te reagojme ashper ndaj ketyre dukurive.

Ka kohe qe percjellim me vemendje hapat e politikaneve te Kosoves Lindore ku keta matrapaz bejne pazare ne emer te populates se shqiptare per defrimet e veta "patriotike" me te cilat po ngadhenjejne ne humbje ndaj armikut tone shekullor serbise.

Qe te jete me i kjarte ky reagim, ne nuk do ta zgjasim edhe pse para ca dite mbajtem nje konference per shtyp dhe aty folem dhe arsyetuam shkaqet per mospjesmarrje ne keto zgjedhje parlamentare te serbise, zotrinjt edhe me tej vazhojn te bejne "kampanje" per mes mediumeve duke e lavderuar nenshkrimin e tyre te dhene per "TRADHETI", sepse ju zotrinj politikan si patriot te papare:

-Nuk munde te tradhetoni sakrificen shekullore dhe qendresen e popullates shqiptare ne keto treva e tyre per te mbajtur dhe ruajtur me cdo cmim trojet e veta

-Nuk munde te hudhni poshte vullnetin dhe mundin e popullates dhene ne shprehjen e mendimit te lire me vigjilencen e tyre me 1 dhe 2 mars 1992

-Nuk munde te humbni nderin e mijera familjeve qe bekuan djemt per kete toke arberore gjate luftes se Ushtris Clirimtare te Kosoves, duke dhene ata djem edhe jeten, gjymtyret e tyre dhe djersen e tyre per kete vend

-Nuk munde te tradhetoni gjakun e deshmoreve te rene ne luften e UCPMB-se qe I ruajten identitetin Kosoves Lindore atehere kur rrezikohej te boshatisej nga popullata shqiptare

-Nuk munde te hudhni poshte ate se keni bere nje platmorme poltike per te avancuar qeshtjen e "Lugines se Presheves" si problem te vacant per kete rajon e ku ne dispoziten e fundit parashifet edhe bashkangjitja me Kosove

-Nuk mundeni dhe nuk keni mandatin per te shitur keto tri komuna

Ju jo vetem qe nuk mundeni por edhe nuk "GUXONI" sepse do ti pergjigjeni kesaj populate qe ju dha voten, atehere kur premtuat se do te veni Flamur, atehere kur do ti Mbroni ish pjestaret e UCPMB-s, atehere kur that se jeni patriot…

 

09.12.2006 - Bujanoc     

SH.V.I.F.D.

 Keshilli per Informim

 

 

 

 
   
 
 

© 1997-2006 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.