|
R E A G I M
"Nuk na
duhet formimi i Kėshillit Nacional nėn ombrellėn e Serbisė"
Krijimi i Kėshillit
Nacional (kombėtar) shqiptar pėr Kosovės Lindore sipas rregullores
dhe planit tė Serbisė pėr pakica kombėtare, pėr SHSHKL “Vatra” ėshtė
i papranueshėm pėr shumė arsye:
-Kosova Lindore (Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė) ėshtė pjesė e
Kosovės e ndarė padrejtėsisht, pa vullnetin e popullit.
-Vazhdimisht janė burgosur dhe ndjekur veprimtarė tė shumtė e njė
gjė e tillė vazhdon edhe sot.
-Mos zhvillimi ekonomik.
-Pengesat e shumta nė zhvillimin e vlerave kulturore shqiptare.
-Marrja e sė drejtės pėr deklarim tė lirė dhe nė formė demokratike e
Statusit Politik tė Kosovės Lindore si rajon i populluar me shumicė
shqiptare dhe autokton nė pronat e veta etj.
Kėshilli Nacional i banorėve shqiptarė tė Kosovės Lindore nuk mund
tė barazohet me atė tė pakicave tjera etnike qė jetojnė nė Serbi si
dhe tė pakicave serbe qė jetojnė nė Kosovė, sepse shqiptarėt e
Kosovės Lindore janė autoktonė nė trojet e veta, vendbanimet e tyre
pothuajse janė etnike dhe tė lidhura gjeografikisht me Kosovėn,
ndėrsa serbėt janė sjellė si kolonė gjatė periudhave tė ndryshme tė
historisė me qėllime politike. Pra, shqiptarėt nuk mund tė barazohen
assesi me etnitetin serb pasi dihet botėrisht se si janė sjellė dhe
kur janė sjellė. Sa pėr ilustrim vlen tė pėrmendet se vetėm brenda
viteve 1918-1941 nė viset shqiptare u ngritėn rreth 1000 (njėmijė )
koloni sllave me 15000 familje, gjegjėsisht me 75000 banorė.
Duke u bazuar nė kėto fakte e shumė tė tjera tė cilat dihen, u bėjmė
thirrje institucioneve tė pushtetit lokal tė tri komunave tė mos
bien nėn ndikimin e lojėrave tė kujtdo qoftė nė mėnyrė qė tė mos
dėmtohet e ardhmja e vendit.
Formimi e Kėshillit Nacional nė kuadėr tė Serbisė pa pėrfshirjen e
njerėzve tė dėshmuar: atdhetarėve, intelektualėve, luftėtarėve, tė
burgosurve politikė dhe veprimtarėve tė shumtė tė cilėt dhanė shumė
pėr lirinė e Kosovės dhe tokave etnike, mendojmė se ėshtė gabim i
rėndė. Me formimin e njė kėshilli tė tillė ne nuk marrim pėrgjegjėsi
para popullit dhe tė ardhshmes.
Historia pėr shqiptarėt dhe tė drejtat e tyre nuk fillon nė vitin
2006 dhe nuk mbaron vetėm nė vendimin e kėshilltarėve tė tri
komunave tė Kosovės Lindore, por historia jonė nė kėtė rajon ėshtė
shekullore, e dhimbshme dhe e larė me gjakun e dėshmorėve tė brezave
tė shumtė, prandaj qė tė mos na pėrsėritet historia e dhimbshme, sot
ėshtė koha dhe momenti qė tė merren vendime tė drejta, tė arsyeshme,
tė qėndrueshme dhe afatgjata pėr Statusin e shqiptarėve tė Kosovės
Lindore. Ajo ēka pretendohet tė arrihet pėrmes kėtij kėshilli,
padyshim se mund tė arrihet pėrmes institucioneve komunale dhe kėtė
duhet ta kenė parasysh kėshilltarėt e tri komunave.
Gjilan, 19. 1. 2006
SHSHKL “VATRA”
|
|