Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

Veton Surroi, anėtar i Grupit Negociues tė Kosovės

“Nuk i shoh shqiptarėt e Luginės sė Preshevės si “piuna” tė luftės politike”

Kryetari i Partisė Reformiste Ora, dhe anėtari i Grupit Negociator tė Kosovės, Veton Surroi deklaroi tė enjten pas mbledhjes sė Rregullt tė Kuvendit tė Kosovės, se edhe shqiptarėt e Luginės sė Preshevės sikurse serbėt nė Kosovė do t’i gėzojnė tė gjitha tė
drejtat qė u garantohen me ligje ndėrkombėtare. Surroi, biri i ish-njė ambasadori shqiptar i kohės sė Titos dhe njėr nga publicistėt mė tė suksesshėm shqiptar, pas kyējes nė politikė, ka shprehur gatishmėrinė qė tė jetė “avokat” i mbrojtjes sė tė
drejtave tė pakicave, tė serbėve tė Kosovės dhe tė shqiptarėve nė Luginė tė Preshevės. Ai nė tri pyetje flet pėr tė ardhmen e shqiptarėve nė tri komunat e “Kosovės Lindore” qė administrohen nga Serbia.


Intervistoi: Milaim Shefkiu

Shqiptarėt e Luginės sė Preshevės kanė nxjerrė njė platformė politike ku kėrkojnė mė shumė tė drejta. Ju jeni nė njė far mėnyre edhe “avokat” i Luginės sė Preshevės nė Kosovė. Cili ėshtė komenti i juaj?
Surroi - Unė mendoj se ēėshtja e tė drejta tė komuniteteve ėshtė ēėshtje rajonale dhe jo vetėm e njė vendi nė veēanti dhe ėshtė mirė qė tė hyjmė nė njė konkurrencė pozitive pėr tė drejtat komuniteteve. Kjo do tė thotė qė nė do tė duhet tė angazhohemi pėr sa mė
shumė tė drejta tė komuniteteve nė mėnyrė qė kjo tė jetė standardi i ri i tė drejtave komuniteteve qė duhet tė aplikohet natyrisht edhe ne Luginėn e Preshevės karshi komunitetit shqiptar atje.

A duhet tė zgjidhet problemi i shqiptarėve nė Preshevė nė korrelacion me serbėt kosovarė?
Surroi - Ne nuk mund tė kushtėzojmė asnjė proces dhe nuk mund tė kushtėzohet sepse kjo ka tė bėjė me statusin e Kosovės, por ėshtė me rėndėsi qė mė arritjen e standardit tė mbėrrimė edhe mundėsinė qė bashkėsia ndėrkombėtare tė interesohet pėr rritjen e nivelit tė tė drejtave qė kanė tė bėjnė me shqiptarėt nė Luginė tė Preshevės.

Nė Vjenė, Rangjel Nojkiq qė ėshtė deputete i Kuvendit tė Kosovės po merr pjesė nė kuadėr tė delegacionit tė Serbisė. A duhet qė edhe njė preshevar tė jetė me delegacioni e Kosovės nė Vjenė?
Surroi - Ne nuk mund tė bėjmė gjimnastikė tė tillė. Duhet tė jemi serioz edhe ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare. Fakti qė Beogradi po i keqpėrdor serbėt e Kosovės nuk duhet tė jetė lehtėsim qė edhe nė tė fillojmė t’i keqpėrdorim shqiptarėt atje. Unė
personalisht nuk i shoh shqiptarėt e Luginės sė Preshevės si “piuna” apo ushtarė tė vegjėl tė luftės politike, por besoj thellėsisht nė tė drejtat e qytetarėve shqiptarė nė Luginė tė Preshevės dhe besoj thellėsisht se statusi i ardhshėm i Kosovės sė pavarur, njėkohėsisht do tė nėnkuptoj obligimet qė duhet tė merr Kosova ndaj shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės si minoritet.

(KosovaLive)

 
   
 

© 1997-2006 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.