|
K U M T E S Ė
Kryesisa e
Kuvendit tė kėshilltarėve Shqiptarė tė Luginės sė Preshevės,
rikonfirmon pėrkrahjen institucioneve tė Kosovės pėr aprovimin e
Deklaratės pėr shpalljen e Pavarėsisė sė Kosovės.
Kryesia edhe me kėtė rast ėshtė e bindur se Pavarėsia e Kosovės
sipas Planit tė presidentit Ahtisaari, ėshtė garancė e stabilitetit
rajonal dhe shpreh gadishmėrinė pėr njohjen e parezervė tė sajė.
Kryesia shpreh vendosshmėrinė e vetė pėr angazhim tė mėtejshėm qė
vlerat e Planit tė Ahtisaarit, lidhur me tė drejatat e komuniteteve
nė Kosovė, tė jenė tė aplikueshme edhe nė Luginė tė Preshevės. Nė
kėtė rast shprehet besimi i plotė se nuk do tė mungojė angazhimi i
shtetit tė Kosovės nė mbrojtjen e tė drejtave tė shqiptarėve tė
Luginės sė Preshevės pėrmes parimit tė reciprocitetit.
Kryesia, konsideron se, pėrkundėr spekulimeve tė ndryshme qė po
plasohen ditėve tė fundit, nuk ka vend pėr shqetėsime, megjithate
fton popullatėn pėr maturi, vetėpėrmbajtje dhe vigjilencė qoftė edhe
nėpėr manifetsimet private dhe apelon qė tė mos shkaktojė e as bie
pre e provokimeve qė mund tė vijnė nga qarqet e ndryshme.
Nė kėto momente tė ndieshme nė tė cilat gjendet rajoni, Kryesia
kėrkon fuqishėm prezencė tė shtuar ndėrkombėtare e cila do tė ishte
garancė e stabilitetit tė Luginės sė Preshevės.
Kryesia ėshtė nė pėrcjellje tė vazhdueshme tė situatės dhe do tė
jetė e gatshme tė ndėrmarrė masat adekuate varėsisht nga zhvillimet
e saj.
Preshevė, 16 shkurt 2008 Nga kryesia e KKSHLP-sė
|
|