Newsletter
Forumi
Sondazh
e-mail presheva.com
Lexo POP3 email
Oferta
Ju për ne ...
Interna

     
 
 

 

REAGIM


Partitė politike shqiptare (PVD, PDSH, LPD, BDL, GQ, UDSH, LKSH) dhe Kėshilli pėr tė Drejtat e Njeriut nga Lugina e Preshevės e dėnojnė aksionin e autoriteteve tė sigurisė, tė ndėrmarrė tė premten mė 26 dhjetor tė vitit 2008, pa praninė e policisė lokale, nė komunėn e Preshevės. Subjektet pėrkatėse vlerėsojnė se organet kompetente serbe kanė tejkaluar kompetencat zyrtare dhe janė sjellur nė shpėrputhje me normat profesionale dhe demokratike.
Duke mbetur ithtar tė ndėshkimit tė tė gjitha krimeve tė kryera nė hapėsirėn e ish-Jugosllavisė, partitė politike shqiptare dhe Kėshillit pėr tė Drejtat e Njeriut e kundėrshtojnė qasjen selektive tė drejtėsisė, e cila nuk ka ndėrmarrė pothuajse ende asnjė hetim pėr zbardhjen e krimeve tė kryera ndaj qytetarėve gjatė viteve tė mėparshme nė territorin e komunave tė Preshevės, tė Bujanocit dhe tė Medvegjės. Me kėtė aksion po cėnohet Amnistia ndaj ish-pjesėtarėve tė UĒPMB-sė dhe po kamuflohet kriza politike qė ka kapluar Beogradin.
Fakti se drejtėsia e vendit injoron krimet e kryera nė territorin e saj ėshtė treguesi mė i mirė se po ky shtet nuk ėshtė realisht i interesuar pėr t’u ballafaquar me krimet, porse vazhdon qė t’i etnizojė dhe qė t’i politizojė fatkeqėsitė njerėzore pėr qėllime politike.
Ndėrkaq, duke e shmangur vėmendjen e opinionit vendor dhe ndėrkombėtar nga mosrealizimi i obligimeve tė marra nė vitin 2001 pėr zgjidhjen e problemeve nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė; pėrfaqėsuesit e caktuar tė qeverisė republikane vazhdojnė po ashtu pėrpjekjet qė nė emėr tė gatishmėrisė sė ndėshkimit tė krimeve tė legjitimojė praninė e shtuar tė forcave tė sigurisė, sidomos tė xhandarmėrisė; si dhe ta kamuflojnė mungesėn e gatishmėrisė pėr kthimin e mijėra qytetarėve tė shpėrngulur nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Madje, ky aksion e nxit edhe mė tepėr shpėrnguljen e qytetarėve, sidomos tė ish-pjesėtarėve tė UĒPMB-sė dhe familjeve tė tyre.
Politizimi i vazhdueshėm i drejtėsisė serbe ėshtė referenca mė e mirė e domosdoshmėrisė sė njė monitorimi ndėrkombėtar tė tėrė procesit vijues kundėr qytetarėve tė arrestuar nė aksionin spektakular tė 26 dhjetorit tė vitit 2008.
Kėto subjekte kėrkojnė nga faktori ndėrkombėtar qė ta pėrdor autoritetin e tij pėr ta nxitur drejtėsinė serbe qė tė zbatojė standarde tė njėjta pėr tė gjithė qytetarėt e vendit, ndėrkaq qeverinė serbe pėr t’u ballafaquar me tė gjitha krimet e kryera nė vend, pėrfshirė edhe ato ndaj shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės.


Preshevė – Bujanoc, 27 dhjetor 2008

Partia pėr Veprim Demokratik

Partia Demokratike Shqiptare

Lėvizja pėr Progres Demokratik

Bashkimi Demokratik i Luginės

Grupi Qytetar « Rahmi Zylfiu

Unioni Demokratik Shqiptar

Lėvizja Kombėtare Shqiptare

Kėshilli pėr tė Drejtat e Njeriut

 

 

 
   
 

© 1997-2008 Presheva.com. Të gjitha të drejtat e rezervuara.