|
U
mbajt seanca e dytė e Kuvendit Komunal nė Preshevė
Nė sallėn e kuvendit komunal nė Preshevė ėshtė mbajtur sot vazhdimi
i seancės sė dytė pėr vitin 2010. Nė kėtė seancė ishin paraparė tė
diskutoheshin 26 pika tė rendit tė ditės. Ato qė kishin tė bėnin me
raportet e punės dhe financiare pėr vitin 2009, si dhe programet e
punės pėr vitin 2010 tė drejtorateve tė administratės komunale si
dhe institucioneve tjera ku themelues ėshtė kuvendi komunal. Pas
debateve tė shumėta nga ana e kėshilltarėve tė opozitės dhe pozitės
pjesėmarrės nė mbledhje nė fund me shumicė votash janė miratuar 3
pikat e para tė rendit tė ditės si ajo e raportit tė punės dhe
financiar pėr vitin 2009 I drejtoratit pėr punė tė inspekcionit nė
administratėn komunale nė Preshevė, shqyrtimi dhe miratimi i
raportit tė punės pėr vitin 2009 I drejtoratit pėr urbanizėm, punė
pronsoro juridike dhe mbrojtje tė ambientit jetėsor, si dhe raporti
i punės dhe ai financiar pėr vitin 2009 i drejtoratit pėr veprimtari
shoqėrore nė administratėn komunale.
Kryetari i kuvendit komunal Skender Destani seancėn e sotme e
cilėsoi si seancė tė qetė dhe tė suksesėshme me dabatet konstruktive
qė pati nga ana e kėshilltarėve tė kuvendit komunal. Vazhdimi I
kėsaj séance do tė mbahet ditėn e martė, nė tė cilėn seancėė kanė
mbetur tė diskutohen dhe miratohen edhe 23 pika tė rendit tė ditės.
|
|