SHPËRNDAJE

Reprezentuesi francez është i lumtur që po luan përkrah Neymarit.

Kylian Mbappe dhe Neymar janë transferuar këtë verë te Paris Saint-Germain.Braziliani disa herë ka përsëritur se do ta ndihmojë Mbappen në çdo aspekt ashtu siç kishte vepruar Messi me të kur ishte transferuar te Barcelona.

Derisa 18-vjeçari e vlerëson shumë sjelljen e Neymarit ndaj tij të cilin e konsideron si një vëlla të madh.

“Ai sillet me mua si një vëlla i madh”, ka thënë Mbappe për mediat franceze.

“Për mua është kënaqësi e madhe të kem në skuadër një lojtar fantastik siç është Neymar”. “Me Neymar në skuadër PSG është një ekip i një niveli shumë më të lartë. Jemi shumë të lumtur që e kemi në skuadër. Shpresojmë që edhe ai të ndihet mirë këtu, pasi që në këtë mënyrë do të jetë në gjendje të dhurojë gjëra të mëdha për ekipin”, ka theksuar francezi.

Mbappe ka realizuar katër gola me fanellën e PSG këtë sezon, derisa Neymar numëron dhjetë gola në 11 paraqitje.

/presheva.com