SHPËRNDAJE

Moderatori i lajmeve në RTK, Resul Sinani, ka lënë televizionin publik për t’iu bashkëngjitur partisë Nisma Socialdemokrate të Fatmir Limajt, Këtë e ka bërë të ditur vetë Sinani, duke treguar se sot do të jetë hera e fundit që prezenton lajmet në RTK.

Ky është shkrimi i plotë i Sinanit:

Një MIRËMBETSHI e pa thënë

Të nderuar miq,

Sot kisha menduar që ta kem edicionin e fundit të lajmeve në RTK, në studion ku jemi takuar prej 17 vjetësh, dhe aty t’ju thoja ‘mirëmbetshi’ për herë të fundit me mirënjohjen më të madhe ndaj jush!

Mirëpo, siç e keni kuptuar nga shkrimet e sotme në portale, unë kam vendosur që të mos e ushtroj më këtë profesion. Pas publikimit të këtij lajmi, “mirëmbetshi” më duhet t’ju them vetëm përmes këtij postimi në FB. Kolegëve të Gazetës Ekspress, që e kishin kuptuar dhe e botuan lajmin, nuk di a t’ua marr inati, apo t’u them faleminderit, sepse e kisha të vështirë dhe nuk e di a do të mund ta përballoja moderimin e sontëm, duke e ditur se ai do të ishte i fundit. Ndoshta më mirë kështu!

Prandaj, përmes këtij postimi për të gjithë dua të konfirmoj dy gjëra:

– PO, nuk do të jem më në RTK dhe këtu e përfundoj udhëtimin tim në media pas gati 19 vjetësh.

– PO, do të jem i nderuar dhe krenar që do të bëhem pjesë e POLITIKËS përmes partisë NISMA Socialdemokrate.