SHPËRNDAJE

Derisa klubet angleze kanë hyrë në garë për nënshkrimin e Marco Reus, mesfushori gjerman dëshiron të shkojë të Real Madridi.

25-vjeçari ka vendosur të largohet nga Borussia Dortmundi në fund të këtij sezoni dhe tashmë e di se ku do të shkojë – raporton talkSPORT.

Përkundër interesimit të Arsenalit, Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, Reus dëshiron ta veshë fanellën e Los Blancos.

Krahas klubeve të përmendura, për shërbimet e gjermanit interesohen edhe Bayern Munichu dhe Atletico Madridi.