SHPËRNDAJE

Marco Reus paralajmëron Real Madridin. Sipas 24-vjeçarit Borussia Dortmund është gati për takimin e parë çerekfinal që do të luhet midis tyre të mërkurën në “Santiago Bernabeu”.

Fitorja 3-2 me përmbysje ndaj Stuttgartit ka rikhyer besimin te verdhezinjtë e Jurgen Klopp me Reus që ishte përcaktues në sfidën përballë skuadrës së Hub Stivens pasi shënoi plotë 3-herë.

Sulmuesi i Dortmundit deklaroi se paraqitja e tij ndaj Shtugartit tregon që ai po rigjen formën e tij më të mirë pas dëmtimit, dhe shtoi se skuadra e tij ka besim se mund të marrë një rezultat pozitiv përballë Los Blancos.

“Ne kemi shumë besim dhe jemi gati për sfidën e parë me Real Madrid. Unë jam dëmtuar disa herë në këtë sezon por tani e kam marrë plotësisht veten dhe po rifitoj formën time. Objektivi ynë është të marrim një rezultat pozitiv në Madrid”, tha gjermani.

Pas suksesit me Stuttgartin, Borussia Dortmund i rimori Schalkes vendin e dytë në tabelën e klasifikimit të Bundesligës, dhe tashmë e gjithë vëmendja e skuadrës nga Westfalia shkon te takimi i parë çerekfinal i Champions League me Real Madridin