SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo ka pranuar një ofertë që e largon atë nga Real Madridi për tek kampionët e Italisë, Juventus, ka thënë një burim i afërt me lojtarin për agjencinë e lajmeve Reuters të mërkurën
Duket se kalimi i Ronaldos në Juventus është çështje e kryer.

Kjo pasi që për këtë ka shkruar edhe njëra prej agjencive të lajmeve më të njohura në botë për saktësi të lajmeve, Reuters.

Ronaldo, i cili ju bashkua Reali nga Manchester United në vitin 2008 për një marrëveshje rekord në atë kohë 80 milionë funte, është lojtari që ka shënuar më se shumti gola për klubin, 451 gola në të gjitha garat derisa ka fituar dy tituj të La Ligas dhe katër Liga të Kampionëve.

Pavarësisht rekordit të trofeve, megjithatë, pesë herë lojtari më i mirë në botë duket se nuk është i kënaqur me Realin dhe ka deklaruar disa herë këtë vit se dëshiron të largohet nga klubi.

Madje, këtë e kishte bërë vetëm pak minuta pasi kishte ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve pasi Los Blancos mposhti Juventusin me rezultat 3-1.