SHPËRNDAJE

Me rastin e paralajmerimit te largimit te serishem te shqiptareve nga puna reagon PVD e cila  gjykon ashpër largimin e sërishëm nga puna te motivuar nga revanshizmi politik      Me shqetësimin më të madh, Kryesia e Degës së PVD-së, ka shqyrtuar situatën më të re të cilën po e krijon udhëheqësia komunale në Direkcionin për ndërtim.   Vendimin më të ri të drejtorit të kësaj ndërmarrje publike, për largimin nga puna të punëtorëve të cilët vetëm pak ditë më parë të drejtën e vet për marrëdhënie pune e kishin konfirmuar edhe përmes vendimit  të gjykatës, PVD e konsideron arbitrar dhe të dëmshëm јо vetëm për për interesat e punëorëve, por, edhe ato të përgjithshme të shqiptarëve në Bujanoc.   Krijimi i situatave në të cilat as vendimet e institucioneve gjyqësore nuk krijojnë siguri juridike, apo ato shkelen në mënyrë arbitrare nga funksionarë lokal, krijon pasigurinë  e përgjithshme me pasoja të rënda për shqiptarët e kësaj komunë.   PVD apelon te institucionet e pushtetit lokal në Bujanoc, që të ndërprenë këtë formë të qasjes revanshiste dhe antiligjore, për motive politike, të shkeljes të të drejtave elementare të njeriut, sepse, një qasje e këtillë mund të çojë në eskalimin me pasoja të paparashikueshme.   PVD konsideron se assesi nuk mund të pranohet logjika e këtillë shkatërrimtare e shkeljes drastike të të drejtave më elementare të njeriut dhe që ajo logjikë të heshtet., sepse psojat e revanshizmit te motivuar politikisht do ti sjellin pasoja te aparashikueshme ne raportet ndershqiptare ne Bujanoc, shkruan në komunikatë Kryesia e Degës së PVD-së Shaip Кamberi – kryetar.