SHPËRNDAJE

Shkolla shqipe në Argaut u krijua qysh në vitin 1991/92  aktualisht me 230 nxënës dhe me mësuese/e: Hamzë Morina, Eshtrefe Nuhiu, Elfete Gashi, Alije Muja, , Halime Vishi, Mendushe Sedolli, Sevdije Selimi, Shejzie Imeri, Fitnete Balaj. Koordinatori i kësaj shkolle z.Riza Demaj, pasionant në profesionin e tij (përkthyes) zyrën e tij e ka kthyer në një strehë ku komunikohet në gjuhën amtare, diçka që ka të bëjë me ndjenjën kombëtare, me personalitetin e bashkatdhetarëve të vet, sidomos në organizimin e mësimit plotësues  mund të themi pa hezitim i ka dhënë kësaj shkolle një fytyrë të re, me rritje të numrit të nxënësve për mësimin e gjuhës shqipes, me hapjen e paraleleve të reja, me investime vetjake në çdo festë të shkollës shqipe. Nga gjiri i kësaj shkolle doli numri i parë i revistës „Atdhetarët e vegjël“ u tregua për të gjithë fëmijët dhe prindërit e kantonit Aargau të Zvicrës, si një hap i qëlluar por edhe i guximshëm i redaktores, mësueses së zellshme Eshtrefe Nuhiji. Një nismë kulturore, që duhet shumuar, një lule që nuk duhet të lihet vetëm në lëndinën e madhe të mërgimit shqiptar.

Fëmijët e këtyre shkollave tani kanë edhe një revistë për moshën e tyre me emrin kuptimplotë „Atdhetarët e vegjël“. Siç e vërejmë në numrin e parë të revistës „Atdhetarët e vegjël“ fëmijët do të mësojnë aty shumë gjëra të bukura përmes gjuhës shqipe, do të u ndihmon në ruajtjen e gjuhës, traditave dhe zakoneve të origjinës, por edhe do të njihen me kulturën dhe historinë e vendit të vet. Padyshim revista do të lexohet edhe nga prindërit. Por në ketë shkrim vetëm sa do të përmendim disa tituj rubrikash ose shkrimesh, për të treguar se sa interesante do të jetë ajo. Në hapje të kësaj reviste është paraqitur shkrimi ” Fjala e botuesit”  Eshtrefe Sefiu – Nuhiji kushtuar veprimtarisë së shkollës shqipe në Zvicër. Gjithashtu ka falënderuar prindërit e pikës shkollore të Windisch-it për mbështetje në organizimin e mësimit plotësues dhe nxjerrjen e revistës.
Kryeredaktore e revistës : Elvina Sefiu

 Një artikull i veçantë, me titullin ” Mësimi i gjuhës amtare ndihmon në ruajtjen e përkatësisë kombëtare dhe forcon lidhjet me atdheun”, prindërve u drejtohet z. Riza Demaj.”Përgëzoj ata prindër që nisin fëmijët në shkollën shqipe. Të jem këmbëngulës në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës amtare. Në ketë mënyrë kultivojmë një trung kombëtar kulturor që është i domosdoshëm dhe i nevojshëm edhe pse jemi jashtë atdheut.”  
Pastaj vazhdojnë dy faqe me poezi të shkruara nga nxënësit me atdhedashuri dhe mall për vendlindjen përcaktojnë pa luhatshmërinë e tyre. “Vendlindja ime “ nga Elmedina Hetemi, “Atdheu im”nga Besar Hetemi, “Alfabeti “ nga Ajlina Braha, “Presheva” nga Loresa Etemi etj. Aktivitetet shkollor jashtë mësimor me rastin e festave kombëtare i kanë kushtuar një teksti tjetër.

Shkrim me interes për lexuesit e mëdhenj dhe të vegjël ishte “Gjuha ime – krenaria ime “ nga mësuesi i palodhur Hamzë Morina, …” titullin e kam huazuar nga kolegët zviceran çdo herë na drejtohen: “Ju duhet ta ruani identitetin tuaj, fëmijët tuaj duhet të dinë kush janë. Pa gjuhën tuaj nuk do të jeni të rëndësishëm për askënd ” (faqe 10).

Po ashtu rubrika interesante të revistës është “Mendimet e prindërve “ për rëndësinë e gjuhës shqipe larg atdheut. Shkëpusim disa prej tyre: ” Uroj të gjithë prindërit shqiptarë ta kuptojnë rëndësinë e mësimit shqip, sepse dikur bëhet vonë” Minire dhe Enis Shabani.

“Jam nënë, tri vajzat e mia shkojnë rregullisht në shkollën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, jam e kënaqur se këtu në Zvicër na është krijuar mundësia që fëmijët tanë të mësojmë gjuhën shqipe në shkollë. Kjo gjuhë e ruajtur me shekuj e me shumë sakrifica është obligim moral dhe shpirtëror i çdo prindi të ua përcjell fëmijëve të vet” Makfire Etemi.

“Përshëndetje redaksi e nderuar! Uroj që kjo revistë të bie në duar të gjithë bashkatdhetarëve. Për mes kësaj gazete të shtypur dëshirojmë të njoftojmë të tjerët për aktivitetin e vazhdueshëm të shkollës në Windisch. Ne besojmë shumë në rëndësinë shkollës shqipe në ruajtjen e gjuhës shqipe. Duke punuar për të ne ndihmojmë fëmijët tanë.” Me respekt Familja Duraku!

“Jem prindër të tre fëmijëve:Diana e cila vijon mësimet e shqipes pret me pa durim çdo të shtunë të takohet me bashkëmoshatarët e saj të flet në gjuhën amtare, të mësoj shkrim lexim shqip … Ne i urojmë shumë suksese mësueses Eshtrefe Nuhiut për vullnetin dhe forcën e pa kursyer ndaj nxënësve tanë! Gjithashtu i përshëndes të gjithë ata që kontribuojnë në hapjen e shkollave të mësimit plotësues sepse u shërbejnë në ruajtjen e vlerave tona të shtrenjta, duke mos harruar se prindërit janë shtylla mbështetës në ketë drejtim.” Bekim dhe Arife Xhemajli.

“Jemi shumë të lumtur që fëmijët tanë përkundër asaj që kanë shumë detyrime ndaj shkollës së përditshme, kanë mundësi të mësojnë edhe në gjuhën tonë shqipe. Uroj që të gjithë prindërit të vetëdijesohen për rëndësinë e gjuhës amtare, ajo u shërben gjatë gjithë jetës. .. “ Lindita Galaj!
Faqja fundit “A dini se? “ u kushtohet përsëri fëmijëve. Revistës “Atdhetarët e vegjël” i urojmë nga zemra udhë të mbarë në misionin e saj kaq të bukur, me shkrime sa më të zgjedhura, që t’i kënaqin, t’i edukojnë dhe t’i mësojnë të gjithë fëmijët e mërgimtarëve tanë, kudo në Zvicër! Ju lumtë të gjithëve që përkrahin shkollën shqipe kudo në Zvicër për të ruajtur gjuhën tonë, një vijë të hollë, unike në ylberin e gjerë zviceran.
Nexhmije Mehmetaj