SHPËRNDAJE

Leutrim Asllani dhe Ibrahim Emini përfaqësues të “Forumit Rinor Rahovica”, kanë vizituar bibliotekën e qytetit ‘’Mehmet Jusufi’’, ku janë takuar me drejtorin e këtij institucioni Reshat Neziri.

Gjatë këtij takimi janë shtjelluar tema të ndryshme për bashkëpunim të ndërsjellë, ndërsa ajo që është më e rëndësishmja arritja e marrëveshjes për revistën ‘’EKUILIBËR’’,që është produkt nga Forumi Rinor Rahovica, e që tani e tutje për të gjithë lexuesit do të jetë rregullisht në bibliotekën e qytetit ‘’Mehmet Jusufi’’.

Drejtori Neziri ka inkurajuar përfaqësuesit e FRR, për angazhimin dhe aktivitetet e tyre në gjitha sferat, duke i konfirmuar bashkëpunimin profesional për këtë organizatë. Ndërkaq përfaqësuesit e FRR-ja kanë vlerësuar lartë fjalën e shkruar, si dhe punën e palodhur të punonjësve në bibliotekën e qytetit “Mehmeti Jusufi” në Preshevë, si dhe kanë përshëndetur reformat e fundit që po bëhen në këtë institucion shumë të rëndësishëm për shoqërinë.

Drejtori z.Neziri ka falënderuar delegacionin e FRR-së për vizitën dhe revistat, si dhe ka vlerësuar edhe njëherë veprimtarinë e tyre vullnetare që po e bëjnë në shërbim të qytetarëve./presheva.com/