SHPËRNDAJE

Rinia shqiptare nuk po ndihet mirë me politikën tonë kudo që jeton andaj lidershipi shqiptarë duhet ti kthehet fuqishëm rinisë sepse ata meritojnnë më shumë se sa që po i ofrojmë. Besojmë fuqishëm në brezin e ri, por fatkeqisht shpesh po e harrojmë perspektivën që e kemi me ta. Ne kemi për obligim që të ofrojmë hapësirë vetëm në sferën e punësimit të tyre por duhet tu krijojmë mundësi të rinjëve që ata të krijojnë një perspektivë më të mirë për veten e tyre në të gjitha sferat jetësore ka thënë kështu në dekaratën për portalin preshevacom, koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Luginë të Preshevës.

Republika e Kosovës nuk është duke bërë mjaftuehëm për shqiptarët e Luginës sepse shpesh herë është krijuar bindja se Koaova ka harruar këtë pjesë duke u marrë me veten e sajë ka thënë Hoti. Kosova duhet të arrijë marrëvehje me Beogradin që populli që jetojnë në këto dy shtete të jetojnë të qetë, në paqe duke arritur mirëkuptim në mes vete. Liria e tjetrit është pasuri për të gjithë ka thënë kështu për portalin preshevacom, koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti. Shembulli më i mirë sipas tijë janë serbët e Kosovës të cilët gëzojnë të drejtat e tyre si pakicë e që sa më shumë kanë liri serbët e Kosovës aq më dinjitetshëm janë shqiptarët. Rexhep Hoti ka ftuar lidershipin shqiptarë në Luginë që të kenë unitet të përbashkët në zgjidhjen e çështjeve kapitale. Hoti gjatë qëndrimit dy ditorë në Luginë ka takuar liderë politik pozitë, opozitë./presheva.com/