SHPËRNDAJE

Vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari, nga Gllogjani ka bërë thirrje krerëve shtetërorë sot për t’u bashkuar.

Teksa mbajti një fjalim të shkurtër, në emër të të gjitha familjeve të dëshmorëve, Rifat Jashari tha se jo vetëm në përvjetore por gjthnjë duhet të jenë të bashkuar si sot.

Ai tha se falë gjakut të dëshmorëve e gëzojnë lirinë.

“Në ditët më të vështira morën guximin që t’ia kthejnë armët ushtrisë serbo sllave. Falë luftës së tyre jemi këtu ku jemi. Ju lutem të gjithëve, që jo vetëm në përvjetorë, por gjithmonë të rrimë bashkë kështu si sot”, tha Jashari.

Në manifestimin “Epopeja e UÇK-së” në Gllogjan kanë marr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.