SHPËRNDAJE

E çuditshme, por e vërtetë – Rihanna ka paditur babain e saj.
Bukuroshja nga Barbados ka paditur babain e saj, Ronald Fenty, për përdorimin e brendit të saj për të përvetësuar miliona dollarë si palë e tretë.
Në padinë të cilën Rihanna e ka bërë të martën më 15 janar, që e ka siguruar TMZ dhe e cila u bë në Gjykatën Federale në Kaliforni, këngëtarja pretendon se babai i saj kishte filluar një kompani të zhvillimit të talentëve në vitin 2017 të quajtur Fenty Entertainment për të kapitalizuar nga brendi i saj i licencuar Fenty

Sidoqoftë, Rihanna tashmë ka brenduar emrin “Fenty” për të përdorur për zingjirin e asj të bizneseve përfshirë linjën e bukurisë Fenty Beauty.
Ajo pohon se babi i saj dhe partneri i biznesit, Moses Joktan Perkins në formë të rresjhme kanë prezantuar veten si përfaqësues të këngëtares duke tentuar që të realizojnë 15 koncerte të saj në Amerikën Latine në dhjetor të vitit 2017 në tentim për të përfituar 15 milionë dollarë pa dijeninë e saj.

Rihanna thotë se babai i saj s’ka pasur sukses që ta brendojë emrin “Fenty” për një rrejt të resorteve luksoze.
Ajo ka dërguar disa letra për t’u sqaruar me babin e saj, por ai e ka injoruar atë dhe vazhdon që të përfitojë nga Fenty Entertainment.

Riri tashmë ka kërkuar dëmshpërblimin dhe ka kërkuar nga gjykata dënimin më meritor për babain i cili përdori emrin “Fenty” pa lejen e saj.