SHPËRNDAJE

Këngëtarje e njohur me famë botërore Rihanna, apo siç njihet nga publiku si ‘Badgal Riri’, është një nga personazhet më të njohura dhe më të dashura për publikun gjithandej nëpër botë.

Rihanna vazhdimisht ka qenë në fokus të mediave rozë dhe të fansave nëpër rrjetet sociale, qoftë me paraqitjet që bën qoftë për jetën e saj private, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ajo është përfolur për ndarjen e saj nga ish partneri, miliarderi arab.

E duket se ajo shumë shpejt e ka marrë veten dhe nuk heziton të pozojë, madje kësaj radhe me një stil interesant të flokëve.

Ajo ka marrë vëmendjen e miliona fansave të saj, me frizurën e saj aspak të zakonshme, që e bën atë të jetë e veçantë në çdo paraqitje që bën.