SHPËRNDAJE

Projekti i fituar nga ana e institucionit të Kryqit të Kuq ishte i paraparë me afat kohorë deri në 9 muaj, duke filluar nga data 15 korik të vitit 2017.
Përfitues të këtij projekti ishin deri 400 persona, të cilëve iu sigurua ushqim me cilësi të mirë, e kontrolluar nga ana e inspektoriatit të Nishit.
Ky projekt ka mbështetje të plotë nga ana e Kuvendit të Komunës, projekti është në nivel të republikës së Sërbisë nga ana e ministrisë së mirqenies sociale.
Kuvendi i Komunës së Preshevës ka aprovuar këtë projekt duke shprehur gadishmëri për vazhdimin e projektit të “kuzhinës popullore”.

Gjatë kohës që pritet aprovimi final për vazhdimin e projektit, Kryqi Kuq do të kompenzoj shërbimin e ushqimit me anë të pakove ushqimore dhe higjienike./presheva.com