SHPËRNDAJE

Pas marrjes së informacionit se lidershipi politik i Luginës së Preshevës, është ndarë në dy taborre, “pro” dhe “kundër” daljes në zgjedhjet parlamentare, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë, gegjësisht ministri Ditmir Bushati ka ftuar përsëri në takim, kësaj rradhe, vetëm krerët institucional: Ragmi Mustafa, Kryetar i Komunës së Preshevës; Nagip Arifi, Kryetar i Komunës së Bujanocit; Riza Halimi, deputet popullor dhe Galip Beqirin, kryetar i Këshillit Nacional.
 
Sipas burimeve të “presheva.com”, takimi do të mbahet gjatë ditëve në vijim. Në takimin e 29 janarit, Minsitri Bushati kishte kërkuar nga përfaqësueseit e Luginës që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare serbe. Një burim i afërt me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka bërë të ditur se shteti shqiptar është i mllefosur me veprimet politike të krerëve politik të Luginës së Preshevës, sidomos të atyreve që janë shprehur kundër pjesëmarrjes në zgjedhje parlamentare. Përderisa edhe Qeveria e Kosovës dhe faktorët ndërkombëtar janë shprehur në favor të pjesëmarrjes në zgjedhje parlamentare, duket se krerët institucional të Luginës nuk do ta ‘kenë lehtë” as kësaj herë me Bushatin. /presheva.com/