SHPËRNDAJE

Transformimi i Benzemas kohën e fundit me siguri që dotë bind Carlo Ancelottin që për sezonin e ardhshëm Real Madridi të mos blej sulmues.

Karim Benzema po luan me formë të shkëlqyer. Që nga fillimi i këtij viti ai ka shenuar 11 gola, ndër to 6 gola në 6 ndeshjet e fundit, andaj edhe vendimi që të shitet Higuain duket se ka qenë i drejtë.

Në tetor nuk ka qenë situtatë e tillë. Benzema kishte shenuar një gol në 10 ndeshje, ndërsa për Francën nuk kishte shenuar plot 17 ndeshje.

Ai vet thotë se kjo ka qenë periudha më e keqe në karierën e tij, dhe që nga ajo kohë, gjithçka është përmbysur, andaj edhe është merita e tij në barazh e Francës ndaj Ukrainës.

Për këtë arsye, Real Madridi po planifikon tia vazhdoj kontratën e tij që i skadon vitin e ardhshëm. ndërsa në klub shpresojnë që kjo të ndodh pas kampionatit botërorë.

Sado që tifozët të kenë kërkuar Suarezin dhe Agueron, nëse Benzema vazhdon kështu, blerja e ndonjë sulmuesi tjetër nuk do të ndodh.

A konsideroni që Benzema është i mjaftueshëm për Ancelotin dhe ai duhet të ketë konkurencë në klub?