SHPËRNDAJE

Jo se kanë kushte shumë më të mira, por nga ajo qka janë duke parë, nga vuajtjet e rinis kosovare të cilat kanë përfunduar edhe me pasoja fatale, dukshëm i ka stopuar rinin shqiptare të Luginës që të marin rrugën drejt vendeve të BE-së për të kërkuar azil, veçanarisht në këtë periudhë dimri, kur temperaturat kanë arritur deri në -17.

Edhe pse kushtet e udhëtimit për rinin e Luginës janë shumë më të favorshme duke patur parasysh qarkullimin nëpër kufij, këta prap parapëlqejnë që në këtë periudhë mos të marrin një rrugë të tillë, e të vendosen në kampe kolektive me qindra persona së bashku dhe në kushte minimale.

Azil

Sa i përket fluksi të lëvizjes së udhëtarëve nga Lugina për në vendet perëndimore është duke vazhduar edhe përgjat kësaj jave, pasi që këto dit mbaruan festat dhe të gjith ata mërgimtarë të cilët ishin në vendlindje për pushime kan filluar të kthehen nëpër vendet e tyre të punës. Sipas agjensioneve turistike Maxhar Turizam dhe Mimoza 93, numri i udhëtarëve është në rritje edhe përgjat kësaj jave ndërsa çmimet janë të ngjashme me ato të sezonit verorë dhe të vitit të kaluar, ku një bilet në drejtim të Zvicrës kushton 100 frang, ndërsa për fëmij 80.

Sa i përket linjave për në Gjermani varet nga vendi i udhëtimit, p.sh në Mynhen kushton 50 euro, ndërsa në vendet tjera si Këln kushton 80 euro këto, këto të dhëna jane nga agjensioni Maxharr Turs. Çmime të ngjashme kanë edhe në agjensionin Mimoza 93.

Vlen të ceket se nga të dhënat e agjensioneve të lartpërmendura ne sot u informuam edhe për kërkesat e të rinjve për të kërkuar azil në vendet perëndimore, ndryshe nga kosovarët tek ne janë mjaft më të vogla. /presheva.com/