SHPËRNDAJE

Vendkalimi mbi hekurudhë në Stacionin Hekurudhor brengë jo vetëm e banorëve të kësaj lagjeje por e tërë Preshevës.

“Vitin e kaluar filluam bisedime serioze me Hekurudhat e Sërbisë për zgjidhjen e çështjes së pritjeve të gjata kur kalojnë trenat. U bë një zgjidhje e përkohshme e ndarjes së trenave të cilët ndaloheshin mbi vendkalim për kontroll doganore. Edhe pse sa ishim duke udhëhequr me komunën e Preshevës kjo marrëveshje u respektua, muajve të fundit ndaloi ndarja e trenave” ka thënë kryetari n.d Shqiprim Arifi.

Ai thotë se përveç problematikës së pritjeve të gjata kohëve të fundit u paraqit edhe një shkatërrim i rrugës në këtë vendkalim, problem të cilin me urgjencë sot morëm iniciativë ta zgjidhim. Sot filluan punët në rregullimin e këtij vendkalimi, që qytetarët tanë të qarkullojnë më lehtë mbi hekurudhë, pa iu dëmtuar automjetet e tyre.(presheva.com)