SHPËRNDAJE

Këngëtarja atraktive shqiptare, Rita Ora, ka shkëlqyer në mesin e yjeve britanike.

Ajo ishte pjesëmarrëse në eventin Kiss FM Haunted House Party bashkë me shumë yje të njohura si Louis Johnson, Holly Hogan dhe Charlotte Crosby.

Rita shkëlqeu shumë në këtë ngjarje me fustanin e saj të gjelbër ku ajo shfaqë trupin e saj.

Rita u komentua pozitivisht nga shumë njohës të modës për këtë paraqitje.

Këngëtarja shqiptare vazhdon të jetë ‘single’ dhe pa të dashur.

Ajo së fundmi okupoi top listat botërore me tri këngë të reja duke qenë e vetmja artiste në top 30 me tri këngë.

Rita ka bashkëpunuar me emra si Ed Sheeran dhe Avicii në projektet e reja.