18.5 C
Presevo, Serbia
04.06.2020
Ballina ShowBiz Rita Ora bën shqiponjën në mes të skenës, në Norvegji

Rita Ora bën shqiponjën në mes të skenës, në Norvegji

SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka filluar turneun e saj të koncerteve “Phoenix” edhe në Evropë, për të promovuar këngët e albumit të saj më të fundit.

Shteti i parë është Norvegjia – vend ky në të cilin artistja shqiptare ka performuar në kryeqytetin e tij, në Oslo.

Shumë momente nga ky koncert, Ora i ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, duke treguar momentet e këndshme që ka shijuar në skenë para fansave.

Duke qenë se është krenuar gjithnjë me rrënjët e saj, simbolet shqiptare, duket se mbeten të preferuarat e artistes kur ajo është në skenë.

Kjo pasi në një moment gjatë performancës, Rita ka bërë shqiponjën me duar, duke e ndjerë kështu edhe më shumë interpretimin e këngës së saj.

Me këtë gjest, ajo edhe e ka nderuar prezencën e fansave të saj shqiptarë në këtë koncert, duke pasur parasysh që në Norvegji është një komunitet i madh i bashkatdhetarëve që jetojnë atje.