SHPËRNDAJE

Rita Ora po e përfundon një vit fantastik në karrierën muzikore ndërkombëtare. Këngëtarja shqiptare ka mbajtur një numër të madh të koncerteve anembanë botë si dhe ka sjell disa këngë të reja. Ajo gjithashtu muajin e kaluar nxori në shitje albumin e dytë muzikor, ‘Phoenix’, i cili po mirëpritet prej fansave dhe opinionit të gjerë. Bukuroshja jonë duket se vitin e ri do ta pres e buzëqeshur teksa ka ftuar të gjithë ta ndjekin perfomancën e saj me rastin e kësaj feste në “The Graham Norton Show”.

“Buzëqeshni në vitin 2019. Shikomëni në ‘The Graham Norton Show’ me rastin e Vitit të Ri të veçantë! Ju uroj të gjithëve të keni një vit të ri spektakolar”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Rita. Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet rreth Rita Orës Aktualisht këngëtarja është për pushime me miq dhe familjar në ishujt fantastike të Maldiveve. Ndryshe, Ora ka paralajmëruar një numër të koncerteve me rastin e promovimit të albumit të ri.