SHPËRNDAJE

RitaOra1

Rita Ora është shprehur se viti i fundit ka qenë një nga më të ngarkuarit në jetën e saj.

Këngëtarja 24-vjeçare, e cila ka qenë anëtare e jurisë së ‘The Voice’, ka lançuar linjën e saj të veshjeve si dhe është shfaqur në filmin ‘Fifty Shades of Grey’ këto 12 muajt e fundit, ka treguar se ka kaluar vitin më të vështirë në jetë, por shton se ajo akoma vazhdon të jetojë endrrën e saj të fëmijërisë.
Përmes një klipi prej 3 sekondash të postuar në Instagram, Rita ka thënë: “Me kalimin e viteve unë kam arritur të jem aty ku kam dashur dhe që gjithmonë ka qënë endrra ime, me pak fjalë, çdo ditë që hap sytë më duket sikur jetoj endrrën time”.
“Kështu që kam vendosur të ndaj botën time me ju, pikëpamjet e jetës sime dhe të shihni se si kalojnë ditët e mia dhe këtë gjë jo vetëm përmes fotografive dhe fustaneve, por përmes videove”, ka shtuar Rita.
Këngëtarja e famshme është shprehur se në këto 12 muaj ka pasur shumë ulje dhe ngritje: “Ky vit ka qenë një nga vitet më të vështirë që jam përballur, si për mirë edhe për keq. Kam pasur eksperienca të mrekullueshme si ‘The Voice’ apo promovimin e linjës sime të Adidas-it si dhe kam publikuar këngë që janë pëlqyer nga publiku”.