SHPËRNDAJE

Rita Ora gjithnjë e më tepër po korr suksese në rrafshin ndërkombëtar të muzikës.

“Phoenix” është albumi i fundit i bukuroshes sonë, ku ka sjell disa këngë të reja dhe të cilat janë shndërruar në hite.

Kjo ka bërë që 29-vjeçarja të renditet lartë edhe në top-listat botërore sa i përket këngëve më të klikuara gjatë vitit të kaluar.

Në fakt, dy këngët e biondinës sonë gjenden në dhjetëshen më të mirë të listës “Official Charts”, ku përfshihen “For You” dhe “Anywhere”.

“Rezultatet janë wow. Artistja e katërt më e klikuar dhe 2 këngët më të dëgjuara të vitit 2018. Jam e nderuar që jam pjesë e kësaj liste”, shprehet Ora.

Ndryshe, Rita po vazhdon me koncertet anembanë globit duke promovuar këngët e albumit të fundit.

Këngëtari-ja më e klikuar në vitin 2018:

1. Ed Sheeran

2. Calvin Harris

3. Little Mix

4. Rita Ora

5. Coldplay

6. P!nk

7. Clean Bandit

8. Dua Lipa

9. George Ezra

10. Jess Glynne